-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kërcënimi i Macron me viza, pamje kur Presidentja i përgjigjet me tone të ashpra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani foli me tone të ashpra duke e komentuar paralajmërimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron se mund të rishikohet liberalizimi i vizave për Kosovën në rast se shteti nuk sillet me përgjegjësi në dialogun me Serbinë.

Osmani tha para gazetarëve se nëse kjo ndodh, mund të rezultojë me vdekjen e dialogut dhe i tha Macronit se të ndërmarrë këso veprime nëse ai dëshiron të mos ketë dialog.

“Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj ndonjë politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë, i paprecedentë, i cili edhe ashtu ka qenë një padrejtësi e madhe në raport me popullin e Kosovës, unë besoj që do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka askush më mandat në Republikën e Kosovës që të vijojë të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet në aso mënyre”, tha Osmani.

“Kështu që unë besoj shumë që as nuk do vijë deri te ajo punë. Kosova i ka plotësuar dhe i ka stërplotësuar kriteret dhe ky është një proces të cilin Kosova e ka merituar. Pra nuk na është dhënë dhuratë. E ka merituar shumë vite më parë..”, shtoi presidentja.

Macron paralajmëroi të hënën se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha presidenti francez në një fjalim vjetor para ambasadorëve francezë në Paris.

Ai theksoi se pret nga Kosova dhe Serbia angazhim të qartë në zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës në mënyrë paqësore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img