Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga lideri i “Republika Srpska”, Millorad Dodik për atë që e ka quajtur “Serbi të madhe” e ku duhet t’i bashkëngjiten Mali i Zi, Kosova e Bosnja, shkruan Express.
Rama ka thënë se kanë kaluar tri ditë nga një deklaratë e rrezikshme dhe nxitës ndaj Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, dhe thotë se është i befasuar me mos reagimin e deritanishëm të ndërkombëtarëve.
Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se shpreson që kjo heshtje e partnerëve të BE-së të thuhet shpejt.
“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, ka shkruar Rama, raporton Express.