0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kërcënimet e vazhdueshme për ndarje, SHBA me reagim të fortë ndaj Millorad Dodikut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj kreut të “Republika Srpska”, Millorad Dodik, pasi ky i fundit në vazhdimësi kërcënon me shkëputje nga Bosnje e Hercegovina dhe tashmë është edhe duke minuar edhe punën e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës.

SHBA ka potencuar se janë krenare dhe qëndrojnë me popullin e Bosnje e Hercegovinës derisa ata ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe ecin drejt integrimit euro-atlantik.

Ndërkohë kërcënimet e Millorad Dodik ndaj Marrëveshjes së Dejtonit i kanë cilësuar si të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe të dëmshme për përparimin e mëtejshëm të Bosnje e Hercegovinës.

Gjithashtu kanë paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjës ata që minojnë institucionet e Bosnje e Hercegovinës dhe Marrëveshjen e Dejtonit.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të mbeten mbështetësi dhe partneri më i fortë i Bosnje-Hercegovinës dhe popullit të saj. Ne zotohemi të vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të BiH-së dhe të mbajmë përgjegjës ata që kërkojnë të minojnë institucionet e BiH dhe Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Angazhimi ynë është i fortë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të heqin dorë nga populli i Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img