Site icon PrishtinaPress

Kërcënime të reja nga Serbia: Ushtria serbe e gatshme të ndërhyjë në Kosovë

Ushtria Serbe është shprehur e gatshme të ndërhyjë në Kosovë në rast të ndonjë krize të madhe.

“Në rast të një krize të madhe në Kosovë, ushtria serbe është e gatshme t’i ofrojë ndihmë misionit të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për lëvizjen e qytetarëve”.

Kështu deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Milan Mojsiloviq.

Për gazetën serbe “Novosti” ai ka thënë se situata e sigurisë në Serbi dhe në rajon është stabile por se kërcënimet më të mëdha për sigurinë e shtetit janë pasojë e “shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”.

Tutje, Mojsiloviq ka folur edhe për milionat që do të shpenzohen në blerjen e armëve dhe pajisjve ushtarake për vitin 2022.

Exit mobile version