Site icon PrishtinaPress

Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen udhëtarët

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, thotë se kanë marrë një kërcënim me bombë.

Ajo njofton se udhëtarët dhe personeli i Aeroportit janë larguar nga aty, ndërsa janë angazhuar ekipet emergjente.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, thuhet në njoftimin e Garës.

Exit mobile version