Site icon PrishtinaPress

Keqpërdorimi me subvencione në bujqësi, arrestohen dy persona në Gjilan

Policia e Kosovës në vazhdën e aksionit “Subvencioni 2021”, ka arrestuar edhe dy persona dje në fshatin Ponesh në Gjilan.

Përmes raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës, thuhet se të dy të arrestuarit dyshohet se në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendosë në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellura me grurë pa dëshirën e viktimës mashkull kosovar.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

Exit mobile version