Site icon PrishtinaPress

Keqpërdorime në ndërtimin e kompleksit në Mejë, Haradinaj kërkon nisjen e hetimeve nga Lumezi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi që të nis hetimet për pretendimet e banorëve se janë bërë keqpërdorime rreth ndërtimit të kompleksit memorial në Mejë të Gjakovës.

Në kërkesën e tij drejtuar Lumezit, Haradinaj ka thënë se është e rëndësisë së vecantë që memorja historike kombëtare të jetë kredibile dhe pa afera të munfshme të cilat mund të dëmtojnë pastërtinë e përpjekjeve tona për clirim dhe liri, shkruan Indeksonline.

“Sot, ju kam drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit Z. Aleksandër Lumezit që në mandatin e tij ligjor të fillojë menjëherë, në kordinim me Policinë e Kosovës, hetimin për keqpërdorimet të cilat janë shprehur si shqetësim nga banorët rreth ndërtimit të Memorialit në Mejë të Gjakovës.

Ne nuk do të lejojmë që keqpërdorimet e mundshme të degradojnë pastërtinë e përpjekjeve tona për çlirim dhe liri. Memorja jonë historike kombëtare është trashëgimi për brezat që vijnë”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/

Exit mobile version