Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i janë vjedhur 60 euro para të gatshme si dhe i është fotografuar kartela bankare e cila i është keqpërdorur nga i dyshuari mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 18:00, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
“Ankuesi mashkull kosovar kishte raportuar se i janë vjedhur 60 euro para të gatshme si dhe i është fotografuar kartela bankare e cila i është keqpërdorur nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin më 06.09.2024 është arrestuar i dyshuari, dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.