3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Keqpërdori fëmijët për pornografi, Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për shtetasin e Izraelit

“Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit A.S i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe me qëllim që të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes, pasi që i pandehuri A.S është shtetas i Izraelit.Duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, peshën e veprës penale, karakteristikat personale të të pandehurit si dhe sjelljet e tij të mëparshme, ashtu që nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsëris veprën e njëjtë apo të ngjashme penale. Këto rrethana paraqesin shkaqe ligjore të parapara nga neni 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2.3. të KPPK-së, për caktimin e paraburgimit”, thuhet në njoftimin për media.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.S që nga data 13.10.2019 e deri më datë 14.10.2019, përmes softverit kompjuterik “E-Mule” ka shpërndarë pornografi për fëmijëe, ashtu që i njëjti gjatë kësaj kohe ka shpërndarë 19 video me përmbajtje pornografike për fëmijë dhe disa video të tjera, të cilat i janë zënë në flagrancë nga policia.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img