Site icon PrishtinaPress

“Keqmenagjim e neglizhencë”, pas vendimit të Qeverisë, shkarkohet kryeshefi i “Trepçës”

Bordi i “Trepçës” ka marrë vendim ta shkarkojë nga detyra U.D. e kryeshefit të kësaj ndërmarrje, Enis Abdurrahmanin.

Ky vendim u mor pasi sipas Bordit, nuk ka arritur t’i përmbush detyrat ka neglizhuar detyrat dhe ka ka keqmenagjuar me detyrën zyrtare.

Në vend të tij Bordi ka emëruar U.D të kryeshefit të “Trepçës” Eniz Muzaqin.

Njoftimi i plotë:

Sot me dt.27.09.2023 (e Mërkurë), duke filluar nga ora 10:00 u mbajt mbledhja e XXX-të e Bordit Mbikëqyrës të “Trepça”, Sh. A., sipas këtij Rendi te ditës.

  1. Konstatimi i kuorumit,
  2. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e XXIX-të;
  3. Aprovimi i rendit të ditës;
  4. Shqyrtimi i Raporteve për Gusht 2023 (prodhimit, shitjes dhe financiar);
  5. Përgatitja e Planit të Biznesit për vitin 2024;
  6. Të ndryshme.

Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. pasi shqyrtoi Raportin e prodhimit, Raportin Financiar dhe te shitjes, si dhe pas diskutimeve te gjata dhe argumentuara rreth mos përmbushjes se vazhdueshme te planit dhe objektivave te vendosura mori disa vendime te rëndësishme.

Për shkak te mos përmbushjes se detyrave te punës, neglizhencës dhe keq menaxhimit Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. vendosi njëzëri te shkarkoje nga detyra e U.D. Kryeshefit të “Trepça”, Sh. A. z. Enis Abdurrahmani. Ne te njëjtën mbledhje Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. emëroi ne detyrën e U.D. Kryeshefit Ekzekutive te Trepça SHA, z. Enis Muzaqi, dhe kërkoj rritje te angazhimit ne te gjitha nivelet pasi puna e secilit do matet ne rezultate javore dhe mujore.

Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. kërkon nga Qeveria e Kosovës mbështetje dhe zotohet ne përkushtim drejt përmbushjes se objektivave për stabilizimin dhe avancimin e gjendjes ne Trepça Sh. A.

Exit mobile version