Site icon PrishtinaPress

“Kepi i Tundimeve” me VIP-a, ja cilët personazhet që do të marrin pjesë

Pas mbarimit të “Big Brother”, një tjetër reality show pritet të fillojë.

Bëhet fjalë për “Kepin e Tundimeve”, i cili u realizua për herë të parë vitin e kaluar në bregdetin e Kepit të Rodonit, ku personazhe të njohur e të panjohur duhet t’i rezistonin njëri-tjetrit, në këmbim të një shpërblimi.

Edhe këtë verë, programi do të jetë sërish në ekranin e “Top Channel”, ndërkohë që kanë dalë disa detaje të reja mbi risitë e këtij sezoni.

Sipas “Kryefjala”, “Kepi i Tundimeve” këtë verë do të ketë pjesëmarrës personazhe të njohur si Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba dhe partnerja e ti, e shumë të tjerë.

Thuhet se moderimi do t’i besohet Kiara Titos dhe opinioniste do të jetë Monika Lubonja.
Exit mobile version