Shumica e njerëzve janë të lindur me një formë të veçantë grope, e cila mund të shërohet me operacion kirurgjikal. Në mesin e tyre është edhe gropa midis hundës dhe buzës së sipërme. Ja përse e keni këtë
Gropa midis hundës dhe buzës së sipërme quhet filtrum.
Kjo zonë formohet për shkak se aty bashkohen tri pika të ndryshme në fytyrën e njeriut.
Kjo fazë formacioni zakonisht ndodh gjatë muajit të tretë apo të katërt të shtatzënisë. Te njerëzit, filtrumi shfaqet në kufijtë ku bashkohen sinuset maksilare dhe nasomediale, transmeton Telegrafi.
Është dëshmuar që madje te shumica e pacientëve mashkullorë, të cilët kanë filtrum të zgjeruar është njëri ndër shenjat fizike që shpesh vuajnë nga autizmi.
Meqë këto çarje kurrë nuk bashkohen gjatë formimit, mbetet çarje midis hundës dhe buzës së sipërme.Reklama
Kjo gropë kryesisht nuk pengon askënd, por femrat të cilave u është e zgjeruar ajo pjesë shkojnë për të bërë intervenim kirurgjikal.
Me operacion plotësimi i buzëve mund të zgjidhë këtë problem, me prerjen e pjesës së vogël midis hundës dhe buzës dhe zakonisht mbetet një vragë e vogël e cila mund të eliminohet.
Filtrumi luan rol kyç për shkak që përçon lagështinë nga buzët në drejtim të hundës dhe e mban të lagësht. Kjo ndihmon me rastin e funksionimit më të mirë të shqisës së të nuhaturit.
Është e njohur që hunda te njerëzit dhe te primatët e tjerë më mirë funksionon kur është e lagësht sesa kur është e thatë.
Shikoni shpjegimin e dr. Mosleyt dhe formësimin e fytyrës gjatë shtatzënisë.