Është publikuar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit, shefes së deputetëve të VV-së me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.
Në këtë përgjim të publikuar nga Nacionale, Sllavko Simiqi i thotë Kusarit se “do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti” dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Millan Radojiçiqin.
Mimoza Kusari mbeti në heshtje. Ajo dje në një emision kishte thënë që kishte biseduar vetëm njëherë.
Në këtë video, është kuptuar gjithashtu se Kusari – Lila kishte diskutuar me personin e shpallur në kërkim nga Kosova dhe që është në listën e zezë të SHBA-ve, Milan Radojiçiq edhe për rrymën në veri.
Kjo është një pjesë e bisedës midis Simiq dhe Kusari – Lila:
Slavko Simiq: Njëherë keni bisedu gjatë, kur keni bisedu për energjinë në veri, a e mban mend?
Kusari – Lila: Po për rrymën në veri.