Site icon PrishtinaPress

Këngëtarja shqiptare i rikthehet studimeve në moshën 38-vjeçare

Këngëtarja, Çiljeta Xhilaga tash e sa kohë është shkëputur nga muzika.

Pak kohë më parë ajo nisi një biznes të sajin, duke hapur një dyqan që ofronte shërbime të ndryshme për gratë.

Por tashmë ajo ka një angazhim tjetër. Çiljeta i është rikthyer shkollës, e tashmë është studente e Universitetit të Drejtësisë, në degën e Kriminologjisë.

Cilejeta Xhilaga

Sot ajo ka ndarë një video në “Instastory” ku shihet se është ulur në bankën e universitetit e po dëgjon pedagogen.

Mesa duket vullneti nuk i mungon, ndaj ka vendosur që t’i përkushtohet edhe një herë studimeve të larta.

Kujtojmë se Çiljeta prej vitesh është në lidhje me portierin e njohur, Alban Hoxha.

Ciljeta dhe Alban Hoxha
Exit mobile version