Site icon PrishtinaPress

Këngëtarja shqiptare befason: Kam harruar ndjesinë e të bërit dashuri

Semi Jaupaj është përfolur vazhdimisht për jetën e saj private. Ajo ka qenë në një lidhje prej shumë vitesh me këngëtarin, Bojken Lako. Gjatë kohës që ishte pjesëmarrëse në “Big Brother VIP”, Semi foli vazhdimisht për raportin e saj të shkuar.

Mirëpo, duket se tashmë ajo nuk po gjen qetësinë e dëshiruar në dashuri. Jaupaj u përfol për një lidhje me Ron Zaitin, por asgjë nuk u konfirmua.

Ndërsa, së fundmi, Semi i ka befasuar të gjithë me deklaratën e dhënë.

“Kam harruar këtë ndjesinë si të bësh dashuri, se jam vetëm”, u shpreh ajo në “Zemër Luana”./abcnews.al

Exit mobile version