Mel B është fejuar me të dashurin prej tre vitesh, Rory McPhee, pasi ai i propozoi martesë këtë javë.
Ai i dhuroi asaj një unazë diamanti me vlerë 100,000 £ në formë dardhe, ngjyrë shampanjë, me diamante shampanjë më të vogla të vendosura në një shirit prej ari rozë.
Burimi tha: “Mel është shumë e lumtur dhe kjo është një punë e madhe për të, sepse ka qenë shumë e vështirë.
I është dashur një gjest i madh që një mashkull ta bëjë që t’i besojë dhe të besojë përsëri në dashuri.
Rory është nga qyteti i saj i lindjes Leeds, ai e njeh atë prej vitesh. Ai është e kundërta absolute e shumë djemve me të cilët ajo kishte marrëdhënie”.
“Ai është një djalë vërtet normal, me këmbë në tokë, me moral të mirë, i cili ka punuar jashtëzakonisht shumë për të ndërtuar biznesin e tij dhe një biznes familjar. Ai nuk është i ndezur, apo i interesuar për qendër të vëmendjes”.
Sipas miqve, nëna e tre fëmijëve Mel “shpërtheu në lot” kur Rory u ul në një gju.
Njëri tha: “Ajo tha ‘po’ menjëherë. Por ishte tepër emocionuese sepse pas gjithçkaje që ka kaluar, ishte një moment vërtet i madh për të.”
Ish këngëtarja e Spice Girls ka qenë e rezervuar sa i përket dashurisë, për shkak të martesës disa vjeçare me një bashkëshort abuzues./Prishtinapress/