Këngëtari kosovar, Labinot Rexha, pretendon se ka gjetur serbin që 25 vite më parë, ndau babain e tij nga familja.
Rexha, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, thotë se Trajko Roganovic është serbi që sipas tij e kishte marrë babain e këngëtarit, që shkaku i rrahjeve e torturave mizore, kishte humbur jetën më vonë.
Veç kësaj, këngëtari ka shtuar se është i gatshëm të dëshmojë në secilën gjykatë vendore e ndërkombëtare.
“Ishte muaji Korik i vitit 1998, kohë lufte në vendlindjen time Rahovecin, në hyrje të qytetit të Rahovecit isha së bashku me Nënën, Babain tim, Gjyshin tim dhe familjarë tjerë.Një post bllok i krijuar nga policia dhe ushtria qetnike Serbe na ndaloi të gjithëve, unë isha pranë babait tim e kisha shtrënguar dorën e tij kur në atë moment e morrën babain tim nga duart tona.
Ky njeri me emrin ???????????????????????? ???????????????????????????????????? i cili edhe operonte në Rahovec si polic së bashku me ???????????????????? ???????????????????????????????????? (????????????????????????????) në atë kohë ishin iniciatorët e gjithë asaj skene të tmerrshme të cilën e pash me sy të një fëmiu adoleshent.Babain tim e burgosën dhe më pas e keqtrajtuan, e rrahën dhe e torturuan në mënyrën më mizore, ku pas luftës për shkak të gjithë kësaj babai im u sëmurë dhe nuk mundi ti mbijetojë sëmundjes e cila ju krijoji nga kjo ngjarje dhe vdiq”, tha ndër tjerash ai.