Site icon PrishtinaPress

Këngëtari i njohur shqiptar “mbjell” flokët?!

Imazhi është kontakti i parë që ne kemi me personazhet publik. Duke i parë ata me një pamje gati njësoj gjatë gjithë kohës, krijojmë imazhin në kokë që zor se na largohet.

Kështu, mund ta dallojmë fare lehtë kur një personazh i njohur ndryshon.

Këtë gjë kemi bërë edhe me këngëtarin e ish-grupit të njohur, Landi Hysi, i cili duket se ka ndryshuar diçka në look-un e tij: flokët!

Duke parë videot e viteve më parë e duke i krahasuar me ato të kohëve të sotme, mund të shohim se flokët kanë filluar t’i shtohen.

Mos ndoshta Hysi ka kryer mbjelljen e flokëve?! Për të mësuar përgjigjen, ne kontaktuam me këngëtarin, i cili refuzoi të na përgjigjej. Fundja, heshtja është në një farë mënyre pohim, kështu që përgjigjen mund ta themi se e morëm. /Blitz.al/

Exit mobile version