Këngëtaret ukrainase, Alyona Alyona dhe Jerry Heil në “Eurovizion” kanë shkuar me misionin për të mbledhur mbi 250.000 dollarë për të rindërtuar një shkollë në jug të Ukrainës, të dëmtuar nga sulmet ruse.
Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 3.500 institucione arsimore në Ukrainë janë dëmtuar dhe pothuajse 400 janë shkatërruar.
“Ne duam ta rindërtojmë sepse ne vërtetë besojmë se duke rindërtuar të shkuarën, ne mund të ndërtojmë të ardhmen për fëmijët ukrainas, të cilët do të rindërtojnë shtetin pas kësaj lufte”, tha Heil gjatë konferencës për media në Eurovision, transmeton Klankosova.tv
Festivali i Këngës, Eurovision po mbahet në Malmo, pasi Suedia fitoi më 2023. Ndërsa, finalja mbahet më 11 maj.