1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Këngëtarët e Kosovës që hoqën dorë nga muzika dhe iu përkushtuan fesë islame

Me gjithë talentin dhe prirjen që mund të kenë për art, jo të gjithë këngëtarët kanë fatin që ta nisin dhe ta përfundojnë karrierën e tyre me muzikë.

Për shkaqe të ndryshme, shumë prej tyre mund të ndërrojnë profesion, të ndërprejnë karrierën për një kohë të shkurtër apo edhe t’i përkushtohen fesë.

E nuk janë të pakta rastet kur kjo e fundit ka ndodhur me një mori emrash nga estrada, që hoqën dorë nga muzika, për t’iu përkushtuar islamit.

Reperi nga Gjilani, Fero, i cili dikur ishte një senzacion në muzikën komerciale të tregut vendor, i befasoi të gjitha pak ditë më parë me njoftimin për të hequr dorë nga muzika për t’iu bashkuar fesë.

Lista e disa personazheve të famshëm që kanë marrë një vendim të ngjashëm:

Ferki Shala – TNT

Ferki Shala (Foto: Facebook)

TNT dikur ishte një nga rock-grupet më të pëlqyera në Kosovë, me hite që i rezistuan kohës e këndohen dhe ripërpunohen nga artist të rinj edhe sot e kësaj dite.

Siç rëndom ndodhi me shumë grupe të tjera të muzikës rock,edhe TNT me kohën u tërhoqën nga muzika.

Vokalisti i këtij grupi, Ferki Shala, iu përkushtua fesë islame, duke e lënë muzikën rock vetëm në arkivat e jetës së tij profesionale.

Po të shohësh me vëmendje në rrjetet sociale të muzikantit mitrovicas, sheh vetëm postime që lidhen me ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin për rëndësinë e fesë islame.

Nazmi Sfishta – Aurora

Nazmi Sfishta (Foto: Prive)

I njohur me emrin artistik si Nazi i grupit Aurora, ish-muzikanti nga Podujeva është një prej artistëve që iu dedikua fesë pasi grupi nuk vazhduan të bëjnë muzikë konstante.

Ai ishte bërë shumë i përfolur në rrjetet sociale vite më parë kur kishte dhënë disa intervista kontraverse, duke u shprehur se ”është i dërguar i Allahut”, madje në një prononcim për Prive, kishte thënë edhe se pas shumë kohe “është çliruar nga djajtë”.

Enis Presheva

Enis Presheva (Foto: Getoar Selimi/Facebook)

Kompozitori Enis Presheva dikur ishte një nga duajenët e muzikës moderne në estradën shqiptare. Madje, ai ishte ndër të vetmit që në vitet 90’ ishte i njohur me zhanrin R&B , i cili para luftës ishte pak i njohur e i eksploruar në Kosovës.

Megjithatë, edhe Enisi e gjeti veten më shumë në rrugën e religjionit, duke gjetur paqen në përkushtimin ndaj fesë të cilës i takon.

Pavarësisht përkushtimit në fe, Enis Presheva ka qenë deri vonë i angazhuar në krijimin e projekteve muzikore për artistë të tjerë.

Shkëndije Mujaj

Shkëndije Mujaj (Foto: Shkëndije Mujaj/Instagram)

Ndonëse nuk ka pasur ndonjë karrierë të lulëzuar në muzikë dhe nuk ka qenë shumë e njohur për këngë, aq sa për paraqitjet e saj të ekzagjëruara në publik, këngëtarja Shkëndije Mujaj i bashkohet listës së personazheve publike që iu përkushtua fesë.

Sipas bukuroshes me origjinë nga Peja, gjithçka nisi nga një ëndërr që ajo pa, e cila e shtyu drejt përkushtimit në islam dhe dedikimit ndaj fesë.

Mujaj madje ka dhënë disa intervista në televizione, ku ka folur mbi mënyrën se si e predikon fenë dhe se si ka gjetur qetësinë me jetën e saj të re në Zvicër, dedikuar si një myslimane e devtoshme.

Feronit Shabani – Fero

Fero (Foto: Instagram)

I fundit që përmbyll ciklin e disa të famshmëve të estradës që iu bashkua fesë është reperi i njohur nga Gjilani, Fero. Reklama

Shumë vite më parë, ai pati një debutim mjaft të përfolur në muzikë, por me largimin e tij nga shtëpia diskografike “ON Records”, karriera e tij duket sikur shkoi vetëm në rënie.

Në gushtin e këtij viti, reperi përmes një shkrimi në rrjetet sociale njoftoi se po hiqte dorë nga muzika dhe se u bënte thirrje fansave që të mos e dëgjonin muzikën e dikurshme që tani e cilëson si degraduese dhe është në kundërshtim me rregullat e fesë.

Thuajse të gjitha këto kthime në përkushtimin ndaj fesë, janë mirëpritur dhe duartrokitur nga komuniteti i myslimanëve të dedikuar ndaj fesë islame. /Telegrafi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img