3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Këngëtarët dyfishojnë deklarimin e pasurisë në ATK

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka deklaruar se gjatë vitit 2022 ka pasur një rritje të deklarimit nga këngëtarët prej 100 për qind krahasuar me vitin 2021.

Murtezaj, ka treguar se ka një përfomancë pozitive të inkasimit të të hyrave tatimore të ATK-së.

“Nëse flasim për këngëtarët, edhe këtu kemi një rritje të deklarimit të pasurisë ku nga një qarkullim që kishim rreth 10 milionë euro të deklaruar në vitin 2021, në vitin 2022 patëm një qarkullim mbi 20 milionë euro të deklaruar”, u shpreh ai.

Tutje shtoi se inflacioni nuk ka pasur ndikim në përformancën pozitive të ATK-së. Ndërkaq, deklaroi se nëse krahasohen të hyrat e vitit 2022 me atë të vitit 2021, rritja është 130 milionë euro./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img