Gjithsesi, festimet me armë nuk kanë munguar as në familjen Jashari.
Siç edhe shihet në video, data e incizimit të këtyre pamjeve te familja Jashari është 4 tetori i vitit 1995, kur në Kosovë mbizotëronte paqja e brishtë.
Përveç burrave duke kërcyer, shfaqen edhe anëtarët e tjerë të familjes. Gratë dhe fëmijët të cilët po qëndronin në shtëpi.
Pamjet brenda familjes nuk janë të tëra që shfaqen në video, aty paraqiten edhe momentet e luftimeve heroike të familjes ndaj ushtrisë serbe.