15 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

“Këngë e tmerrshme”, ish-ministri i Shqipërisë kundër lëshimit të këngës “Mora fjalë” në “Air Albania”

Ish-Ministri i Drejtësisë dhe juristi Ylli Manjani nga Shqipëria, ka kritikuar ashpër këngën “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës.

Për shqiptarët kënga “Mora Fjalë” është shumë e dashur e sidomos kur ka ndeshje futbolli, por për ish ministrin, Manjani kjo këngë është e tmerrshme.

“Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Është një këngë e tmerrshme, çohu Adem, pa lidhje, s’ka lidhje, zero”, është shprehur Manjani.

“Por ama po ta thuash këtë publikisht, do të thotë që ti ke përdhosur historinë”, ka thënë Manjani, në një intervistë me GogoCast.

Më tutje ai ka kërkuar t’i shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit.

“Mund të më shpjegoje dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit? Pa lidhje”, kështu ka qenë reagimi i tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img