Pas dy humbjeve me radhë, Chelsea i është kthyer fitoreve në Premierligë, raporton Gazeta Express.
“Blutë e Lodrës” morën pikët e plota në “Stamford Bridge”, duke e mposhtur 3-0 West Bromëich Albionin.
Në këtë mbrëmje shkëlqeu Eden Hazard me dy gola, në minutat 25’ dhe 71’, ndërsa golin tjetër e shënoi Victor Moses 63’.
Lajmi tjetër i mirë për Chelsean është rikthimi i Alvaro Moratas. Ai u inkuadrua në lojë në vend të Olivier Giroud në minutën e 61’të dhe duket se do të jetë në formë të duhur për Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Kjo fitore e pozicionon Chelsean në vendin e katërt me 53 pikë, vetëm një më shumë se Tottenhami.