Site icon PrishtinaPress

“Kemi qenë të kërcënuar nga ambasada e SHBA-së”, kompanitë e autobusëve tregojnë prapraskenat e dërgimit të serbëve të Kosovës në Beograd

Në mesin e serbëve të nisur drejt Beogradit për tubimin në mbështetje të presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte dhe serbë të dërguar nga kompani të autobusave të Kosovës. Mbi 200 kompani kishin marrë rrugën dje nga Kosova për në Beograd me udhëtarë serb.

Sinjali ka kontaktuar disa nga kompanitë e agjencive turistike të cilat kanë mundësuar transportin rrugor përmes autobusëve.

Në kushte anonimiteti, deklarojnë se kanë qenë të “kërcënuar dhe të detyruar nga ambasada e SHBA-së në Kosovë”, për ta kryer këtë shërbim.

Sipas tyre, në kushte normale këtë shërbim nuk do ta kryenin por thonë se janë frikësuar për shkak të shkëputjes së kontratave të tjera me ambasadën amerikanë në Kosovë.

Madje, mohojnë të ketë pasur miting në Beograd.

“Na kemi pas direkt thirrje nga ambasada e Amerikës, këtu ka pas prej shërbimit sekret të Kosovës ka pas marrëveshje që me i dërgu serbët me i largu nga Kosova dhe me i dërgu në Serbi kishe në një miting. Kjo ka qenë vetëm skenar i thjeshtë. Na kemi qenë të kërcënuar të obliguar që me kry këtë transport, jo që e kishim kry për pare ose për diçka tjetër”, u shpreh ky burim.

Sipas tyre, 10 mijë persona të kombësisë serbe i kanë transportuar nga Mitrovica e Veriut me qëllimin për të parandaluar “më të keqen”.

“Kemi qenë të forcum me kry këtë shërbim për me i largu 10 mijë persona sepse të kishin qenë ata dje në Mitrovicë, atje do të kishte ndodh diçka, për këtë arsye e kanë bërë amerikant”.

Ndërsa, shtojnë se secila kompani e autobusave ka pasur nga dy ose tre autobusa dhe për këtë shërbim janë kompensuar.

Ky burim deklaron se në momentin kur kanë shkuar në Beograd, kanë pasur siguri dhe nuk janë kërcënuar nga askush, ndërsa thonë se Vuçiq nuk ishte shfaqur fare para turmës.

Exit mobile version