Site icon PrishtinaPress

“Kemi ecur gjashtë orë në të nxehtë”/ Lufta me zjarret në ishujt grekë, pamje trishtuese

Autoritetet në Greqi kanë evakuuar rreth 2.500 persona nga ishulli grek i Korfuzit, të hënën, teksa zjarrfikësit po luftojnë me disa zjarre të egra në Greqinë e dërrmuar nga i nxehti ekstrem. Dhjetëra mijëra njerëz tashmë kanë ikur nga flakët në ishullin e Rodos, teksa shumë turistë të frikësuar janë përpjekur të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre.

Rreth 2.400 vizitorë dhe vendës janë evakuuar nga Korfuzi, nga e diela deri të hënën, ka bërë të ditur një zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve, duke shtuar se largimet janë bërë si masë kujdesi.
Greqia është kapluar një valë e gjatë e të nxehtit ekstrem, e cila ka shtuar rreziqet nga zjarret dhe i ka lënë vizitorët të bllokuar në kulmin e sezonit turistik.
Kelly Squirrel, administratore transporti nga Britania e Madhe, ka thënë se policia i kishte urdhëruar njerëzit nga hoteli i saj në Rodos që të evakuoheshin.
“Na është dashur të ecim”, ka thënë ajo për AFP-në në aeroportin ndërkombëtar. “Kemi ecur për rreth gjashtë orë në të nxehtë”, ka treguar Squirrel.
Exit mobile version