Site icon PrishtinaPress

“Kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe”, Ambasada amerikane përmbledh vizitën e Escobar në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë ka përmbledhur vizitën e emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Kosovë, duke treguar për takimet e tij dhe qëllimin e vizitës.

“Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpriti Zëvendësndihmës Sekretarin Gabriel Escobar për një vizitë në Kosovë këtë javë, ku u takua me liderët kosovarë, opozitën, shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave për t’i dhënë mbështetje çuarjes përpara të disa çështjeve urgjente”, shkruan ambasada.

Gjithashtu, ajo përmend edhe ‘sfidat’ aktuale në marrëdhëniet dypalëshe, por zotohet se mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e palëkundur. 

“Siç theksoi Zëvendësndihmës Sekretari Escobar, përderisa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe aktualisht, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”.

Exit mobile version