Një grua, kalimtare është goditur nga një veturë në lëvizje këtë të diel në qytetin e Vushtrrisë.
Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, asaj i është dhënë ndihma e parë.
Në vendin e aksidentit kanë dalur edhe policia dhe po merren me rastin.
Viktima është dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor, ndërsa ende nuk dihet lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.
Telegrafi ka provuar të flasë me policinë për rastin në fjalë, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka marrë përgjigje zyrtare.