7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kelmendi: Zgjedhjet lokale të panevojshme, të mbahen zgjedhjet e përgjithshme

Koalicioni qeveritar PDK-LDK ka nisur të bëjë përzgjedhjen e  kandidatëve për kryetar të komunave të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në fund të vitit.

Partia “Fjala” ende nuk është përcaktuar për garën e këtyre zgjedhjeve.  Kryetari  i kësaj partie, njëherësh deputeti i Kuvendit, Gëzim Kelmendi ka thënë se partia e tij po insiston në çdo mënyrë që ta qojë vendin drejtë  zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Ende nuk i kemi caktuar kandidatet për kryetar të komunave, ngase jemi duke menduar për zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Kelmendi për “Indeksonline”.

Sa i përket  pyetjes  se a po planifikojnë ndonjë koalicion me ndonjë prej partive  tjera politike, Kelmendi ka kthyer bindshëm përgjigjen Jo. “Garës do t’i futemi vet inshallah”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img