0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kelmendi: Vrasja e policit serb, do ndikojë jashtëzakonisht negativisht në raportet mes Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar

Aktivisti Muhamet Kelmendi sonte përmes një lidhje direkte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për vrasjen e policit serb.

Ai është shprehur se ky rast është i dënueshëm dhe sipas tij, do të ndikojë negativisht në raportet mes Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar.

“Rasti është i dënueshëm dhe në raporte të tilla midis Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar do të ndikojë jashtëzakonisht negativisht, sidomos për faktin se ne deri më tani e kemi pasur për bazë të akuzave ndaj Serbisë për terrorin të cilin e ka kryer në Banjskë, tani natyrisht Serbia do të përpiqet me forma të ndryshme, përmes propagandës dhe lidhjeve të cilave i ka dhe ato i ka mjaft të forta në kuadër të Unionit Evropian dhe më gjerë, qoftë në lindje, ashtu edhe në perëndim, që rastet e tilla t’i barazojë njërin me tjetrit, në mënyrë që të vije deri tek ajo që të paraqitet edhe në anën tjetër Kosova si shtet i cili nuk ka sistem juridik funksional, nuk ka burgje funksionale sa duhet”, është shprehur ai.

Kelmendi u shpreh se sipas tij, në këtë rast kemi të bëjmë me një rast të insektar dhe siç u shpreh ai, të përgatitur mirë, përcjell Klankosova.tv.

“Dua të shpreh mendimin tim, në lidhje me deklarata aq të shpejta të Ministrit të Punëve të Brendshme, veprimet jashtëzakonisht të rrepta, në drejtim të kapjes së njerëzve dhe burgosjes së tyre dhe ajo më përkujton raste të së kaluarës që kanë ndodhur, prandaj edhe vi tek një mendim i tillë që kemi të bëjmë me një rast të inskenuar shumë bukur, të përgatitur”, u shpreh tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img