1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kelmendi: Visari e Donika marrin paga nga shteti që mendojnë se nuk duhet të ekzistojë

Gazetari, Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj injorimit që iu bë himnit të Kosovës në kongresin e AKR-së, nga Visar Ymeri dhe Donika Kadaj Bujupi.

Ai ka theksuar se është standard i dyfishtë, nëse të njëjtit marrin paga nga taksat e qytetarëve shtetin e të cilëve nuk e njohin.

“Në këtë rast mund të jetë në rregull nëse Visari e Donika mendojnë se shteti i Kosovës nuk duhet të ekzistojë, ose se simbolet e tij kushtetuese nuk vlejnë. Çka nuk është në rregull është kur të njëjtit marrin pagat nga taksat e qytetarëve të shtetit i cili mendojnë se nuk duhet të ekzistojë!”, ka shkruar Kelmendi në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Të kuptohemi:

Kosova pretendon të jetë demokraci.

Në demokraci është normale të ketë individë ose organizata që mendojnë ndryshe.

Në këtë rast mund të jetë në rregull nëse Visari e Donika mendojnë se shteti i Kosovës nuk duhet të ekzistojë, ose se simbolet e tij kushtetuese nuk vlejnë.

Çka nuk është në rregull është kur të njëjtit marrin pagat nga taksat e qytetarëve të shtetit i cili mendojnë se nuk duhet të ekzistojë!

Standard i dyfishtë, fatkeqësisht!

Përndryshe, në traditën e popujve të qytetëruar – ku duam ta shohim edhe popullin shqiptar – është i dinjitetshëm nderimi në raste solemne edhe i himneve të shteteve të tjera (hiq shtetet armike), e lëre më shtetit tënd!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img