Site icon PrishtinaPress

Kelmendi tregon mësimet që duhet nxjerrë nga katastrofat natyrore, si tërmeti në Shqipëri

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka thënë se nga tërmeti me pasoja tragjike në Shqipëri duhet nxjerr mësime.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “edhe pse jemi në orë pikëllimi të thellë, duke ndarë dhembjet me të gjithë të dëmtuarit, sugjerimet, duhet kuptuar dhe implementuar në mënyrë që asnjëherë mos të befasohemi nga asnjë lloj katastrofe të paparashikuar. Me aplikimin e këtyre rregullave që janë si protokolle, ne sigurojmë qytetarët se nuk do ju mungojë asgjë nëse ballafaqohemi me katastrofa natyrore”.

Postimi i plotë i Kelmendit:

“Tërmeti dhe dëmet e mëdha që ka shkaktuar në viktima, të dëmtuar dhe dëme material! Mësimet që duhet nxjerrë nga këto katastrofa natyrore

Së pari shfrytëzojë rastin të shprehë ngushëllimet e sinqerta familjarët e të vdekurve, për Qeverinë shqiptare dhe popullin! Të lënduarve shërim të shpejtë.

Vend të veçantë për falënderim kanë edhe ekipet e shpëtimit nga vendi dhe të gjitha trevat e shtetet e të ndihmuar nga vetë qytetarët shqiptarë që nxorën dhe po vazhdojnë të punojnë në nxjerrjen e viktimave të mbetura nën rrënoja.

‘Elkos Group-Etc’ tashmë ka vepruar me kontigjente në kontinuitet sikur edhe në rastet e vërshimeve, porse janë shuma dhe vlera mjetesh që nuk e shoh të arsyeshme ti përmend. Falënderojë Task-Forcën e ngritur nga ‘Elkos Group-Etc’ dhe i inkurajojë të vazhdojnë me mision,

Tërmetet janë gjithnjë të paparashikueshme edhe pse zona e Shqipërisë e në veçanti ajo bregdetare është zonë e rrezikut të lartë ku edhe ka mundësi që shumë gjëra të paraprihen.

Tërmeti lë pas vete të vdekur, të lënduar dhe të shokuar nga ato që përjetojnë popullata e zonave të prekura. Lë pa kulm mbi kokë dhe lë pa ushqime. Pamundëson përgatitjen e nevojshme dhe nga frika dhe lëkundjet e pastajme edhe qëndrimi në ambiente të brendshme është i pamundur. Tërmeti lë pa rroba, higjienë, batanije dhe produkte tjera të nevojshme të cilat nevojiten për të kaluar natën nën qiellin e hapur.

Tërmeti si katastrofë dhe efektet e tij lënë hapësirë për të pasuar edhe të reshura atmosferike që e vështirësojnë edhe punën e ekipeve të shpëtimit por edhe të qëndrimit në ambientin e hapur.

Nga kjo fatkeqësi duhet të mësojmë, që të gjithë ne shqiptarët, në të dyja anët e kufirit duhet të zbatojmë masat e domosdoshme për katastrofat natyrore që mundë të ndodhin nga natyra, siç janë tërmetet, vërshimet dhe të tjera. Andaj të gjithë qytetarët në këto kohëra kanë nevojë për ushqime te gatshme, të sigurta shëndetësisht dhe me afate të zgjatura të qëndrueshmërisë, për të siguruar që të mon ndodhë ndonjë epidemi apo edhe helmim me ushqime të caktuara, Në këtë rast nevojiten ushqime që ne i quajmë dhe janë të përfshira në listën esenciale të katastrofave natyrore si injeksione fillestare dhe pastaj të ndihmave të tjera që pasojnë si të domosdoshme nga lista e dytë esenciale ushqimore dhe lista e tretë esenciale e që janë pjesët tjera të tekstilit mbrojtës të cilat sigurojnë qëndrim në ambiente të hapura.

Pra, të dyja shtetet duhet të kenë rezerva shtetërore në mënyrë që të intervenohet menjëherë nga lista e parë dhe pastaj nga lista e dytë esenciale dhe e tretë esenciale.

Ne shohim një solidarizim të madh nga ana e qytetarëve si në formë monetare ashtu edhe në forma materiale, shohim solidarizim edhe në mbështetje për të siguruar hapësira për strehim, por duhet ditur se në kushtet e katastrofave natyrore mungon organizimi i mirëfilltë, mungon lista e banorëve dhe moshave dhe nevojave të tyre. Ndaj në shumë raste nga ndihmat krijohet edhe suficit nevojash dhe deficit i disa kërkesave tjera, por, këto ndihma jane të domosdoshme dhe të mirëseardhura për të shprehur solidaritet dhe besim ndër-qytetarë.

Ndaj edhe pse jemi në orë pikëllimi të thellë, duke ndarë dhembjet me të gjithë të dëmtuarit, sugjerimet, duhet kuptuar dhe implementuar në mënyrë që asnjëherë mos të befasohemi nga asnjë lloj katastrofe të paparashikuar. Me aplikimin e këtyre rregullave që janë si protokolle, ne sigurojmë qytetarët se nuk do ju mungojë asgjë nëse ballafaqohemi me katastrofa natyrore”, ka shkruar Kelmendi.

Exit mobile version