Gazetari Adriatik Kelmendi një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë qe nuk duhet harruar që shqiptarët i kanë dy shtete, Kosovën dhe Shqipërinë.
Dhe se muhabetet për rivizatim të kufijve i konvenojnë vetëm Serbisë.
Postimi i plotë:
Serbët e kanë vetëm një shtet, Serbinë, porse kanë popullatë serbe jashtë kufijve të Serbisë – në Mal të Zi, Maqedoni, Bosnjë e Kosovë.
Me lëvizjen e kufijve Serbia do të rritej, rrjedhimisht më shumë serbë do të jetonin brenda Serbisë.
Muhabetet për rivizatim të kufijve në këtë kohë i konvenojnë vetëm Serbisë.
Ne s’kemi pse ta luajmë vallen e Serbisë”