Site icon PrishtinaPress

Kelmendi: Kur Disi humbi në finale më shkuan lotët

Kosovo's Majlinda Kelmendi receives the gold medal after winning the women's 52-kg judo competition at the 2016 Summer Olympics in Rio de Janeiro, Brazil, Sunday, Aug. 7, 2016. (AP Photo/Markus Schreiber)

Kampionja e parë olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka thënë se ishte e pikëlluar pas humbjes në finale të Distria Krasniqit.

Ajo tha asaj i shkuan edhe lotët.

”Kam qenë 1 milion për qind e sigurt që ka me mposhtur. Kemi qenë në disa përgatitje këtë vit dhe Distria jo që e mposhte në stërvitje, por thjeshtë luante si maca me miun”, tha Kelmendi.

Kelmendi theksoi se prapë është e kënaqur me rezultatin e arritur.

”Në momentin kur përfundoi lufta, e kam pasur ashtu ”një shok të vogël”, por prapëseprapë medalja është medalje përderisa je në podium, ngjyra e medalje nuk luan shumë rol se çfarë është”, tha medalistja e artë e Lojërave Olimpike në Rio.

Distria Krasniqi, mori medaljen e argjendtë në këto Lojëra Olimpike.

Ajo u mposht nga uzbekja Diyora Keldiyorova.

Kjo është hera e dytë që 28 vjeçarja nga Kosova e fiton një medalje në olimpiadë.

Krasniqi në lojërat e kaluara në Tokyo arriti të shpallej kampione olimpike pasi e mori të artën.

Exit mobile version