Gazetari Adriatik Kelmendi, shprehet krenar me kolegët gazetarë të cilët po distancohen nga trysnia e parapolitikës për ta shëndrruar mediumin publik në mjet të propagandës, linçimit dhe ngulfatjes së fjalës së lirë.
“Edhe pse Kosova këtë vit ka rënë për plot 19 vende poshtë listës së mediave të lira, me kolegë si këta rri ndezur shpresa se gazetaria kosovare do ta mbijetojë këtë periudhë të zymtë!”, shkruan Kelmendi.