Site icon PrishtinaPress

Kelmendi i reagon ashpër Rrustemit të VV-së: Budallë me pushtet e analfabet

Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ashpër kandidatit për deputet nga VV, Adnan Rrustemi, pasi ky i fundit shpërndau një lajm të vitit 2020, kur Kelmendi thoshte se sipas burimeve të tij do të ketë 13 miliardë investime pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Washington.

Kelmendi ka pyetur se “A po e shihni, bre, çfarë budallëve iu keni dhënë pushtet?”

“Ky tipi është nënkryetar i Grupit të Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përndryshe analfabet, me shkrime që ia shkruan D. Mihali, person i njohur për prokurorinë”, ka deklaruar ai.

Sipas Kelmendit, Rrustemi është aq naiv sa “nuk e dallon kur një gazetar transmeton fjalët e dikujt, e kur i thotë fjalët e veta”.

Megjithatë, Kelmendi thotë se Rrustemi “duhet ta bëjë veten budalla”, në mënyrë që sipas tij “t’i ushqejë militantët”.

“Plus, këtë status e ka më shumë kundër SHBA-së, se sa kundër meje.

Është koha që budallëve me iu tregu’ që janë veç – budallë! ”, ka thënë Kelmendi.

Exit mobile version