Ky raport do të shpalos gjetjet më të reja të perceptimeve të qytetarëve të Kosovës, në raport me format e ekstremizmit të dhunshëm të motivuar politikisht, etnikisht dhe me bazë religjioni si dhe rreziqet nga të kthyerit nga konflikti i Sirisë dhe Irakut, gratë dhe fëmijët.
Vesë Kelmendi hulumtuese nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, tha se perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e ekstremizmit të dhunshëm, kanë rënë.
Sipas saj ky raport do të paraqet edhe perceptimet e qytetarëve mbi qasjen institucionale në zbatimin e politikave nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Në pjesën e fundit raporti paraqet edhe besueshmërinë e qytetarëve ndaj mediave, shoqërisë civile, institucioneve religjioze dhe akterëve të tjerë të rëndësishëm në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Ajo ka folur edhe për kthimin e luftëtarëve të huaj që janë kthyer në Kosovë.
“Duhet të kemi plan për këta persona, nuk është problem vetëm i Kosovës, por është problem global”, tha ajo televizionin publik.
Sipas saj ka dallime për perceptimet tek banorët shqiptarë dhe serbë.
“Ekstremizmi polik shihet si rrezik për qytetarët e Kosovës”, tha ajo.