-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kelmendi: Deputetët para një vendimi historik, ta çojnë Kosovën drejt BE’së apo afër Serbisë

Publicisti dhe gazetari i KTV’së, Adriatik Kelmendi, thotë se këtë javë Kosova është para një vendimi historik, që të shkojë drejt BE’së dhe larg Serbisë, ose larg BE’së e afër Serbisë.

Sipas tij, Kosova do të marrë lajm të mirë kur këtë javë do të miratohet strategjia e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku pritet të përfshihet edhe Kosova, por Kosova mund të marrë edhe lajm të keq nëse Kuvendi nuk e miraton demarkacionin.

“Lajmi më i mirë për Kosovën qe një kohë të gjatë është se këtë javë Bashkimi Evropian do ta miratojë strategjinë e zgjerimit, ku është përfshirë edhe Kosova, me gjithë kundërshtimin e hapur të Spanjës dhe të heshtur nga disa shtete të tjera. Lajmi më i keq për Kosovën do të jetë nëse Kuvendi nuk e miraton demarkacionin, si kriter strikt i BE-së për liberalizimin e vizave”, ka shkruar ai në Facebook.

Këtë javë pritet që të votohet çështja e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa deri tani dihet se në Kuvend nuk janë numrat e mjaftueshëm për ratifikimi të kësaj marrëveshje. Sipas Kelmendit, “deputetët kanë folur fjalë të mëdha, por më e madhe është Kosova se sa fjalët e tyre”.

“Pas MSA’së, liberalizimi do të ishte hapi i dytë i rëndësishëm formal i Kosovës me BE’në. Shtetet në Evropë janë ose me Perëndimin, me BE’në, ose me Rusinë. Natyrisht se Serbia nuk e dëshiron marrëdhënien e Kosovës me BE’në. Serbia e di se Kosova e izoluar është Kosovë e dobët. Serbia e di se sa më e dobët Kosova aq më të forta ambiciet e saj ndaj Kosovës. Deputetët e Kosovës janë para një vendimi historik – ta çojnë Kosovën drejt BE’së e larg Serbisë, ose larg BE’së e afër Serbisë. E dimë që për demarkacionin kanë folur fjalë të mëdha, por më e madhe është Kosova se sa fjalët e tyre. Situata është shumë serioze!”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img