Site icon PrishtinaPress

Kelmendi: Dalja ime nga PDK lidhet ekskluzivisht me Thaçin

Zëvendëskryeministri i ri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, në një intervistë për Info Magazinen e Klan Kosovës, ka thënë se kishte pritur dy herë në PDK për t’u realizuar premtimi që ata i kishin dhënë për këtë post.
“Unë nuk e kam bërë këtë hap me të parën, kam pritur edhe pjesën e dytë të premtimit se kam pasur dy herë premtim dhe i kam treguar që premtimi im dhe marrëveshja ka qenë që unë të jem pjesë e qeverisjes që të zhvillojë synimet e mia në fushën e ekonomisë”, tha ai.
Ai ka thënë se personi që nuk e ka mbajtur fjalën, ishte Presidenti Hashim Thaçi
“Nuk mund të them se Veseli nuk ka qenë i fjalës. Veseli u zgjedh kryetar i PDK-së dhe unë kam bërë këtë lëvizje jo për ta dëmtuar Veselin. Dalja ime ka të bëjë ekskluzivisht me Thaçin”.
“Unë nuk e quaj këtë ikje, por detyrim për largim”, tha Kelmendi./Klan Kosova/

Exit mobile version