Site icon PrishtinaPress

Kelmendi: Biseda që u publikua mes agjentit të BIA-s e Shabanit ishte e datës 25 shtator, një ditë pas Banjskës

Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se biseda mes agjentit të BIA-s dhe Bedri Shabanit, të dyshuarit për spiunazh ka ndodhur me datë 25 shtator, saktësisht një ditë pas Banjskës.

“Kam informata që biseda mes palëve, pra Shabanit (të dyshuar) dhe agjentit të BIA-s ka ndodhur me datën 25 shtator, pra një ditë pas Banjskës”, tha Kelmendi, duke kujtuar më pas edhe faktin se në përgjim mes tjerash thuhet: “a e pe çka ndodhi dje”.

Kujtojmë se Shabani do të jetë edhe dëshmitar i Speciales, ndërsa këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha.

Exit mobile version