3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

KEK-u njofton për ndalesën dyditore të njësisë B1, ishte planifikuar më herët

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas mesnatës është ndalur njësia B1, sipas një planifikimi të mëhershëm.

Siç njofton kjo korporatë, gjatë kësaj ndalese të shkurtër dyditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve.

“Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës, dhe njësia do të kthehet në prodhim në mbrëmje, rreth orës 20:00”.

“Kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në një njoftim për media të KEK-ut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img