4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

KEK-u konfirmon se iu bastisën zyret nga policia: Nuk e dijmë për çka

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në një përgjigje për lajmi.net, edhe nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se njësitë policore janë duke zhvilluar një kontroll në KEK.

‘’Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë’’ thuhet në përgjigjen e PK-së për lajmi.net

Lidhur më këtë ka ardhur reagimi nga Korporata Energjetike e Kosovës.

‘’Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot ka pas një kontroll nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle. Lidhur me këtë, KEK  si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe.Megjithatë, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit’’, thuhet ne reagimin e KEK-ut.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img