2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

KEK-u i përgatitur edhe për sezonin dimëror

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), i ka bërë të gjitha përgatitjet që sezon e dimrit të prodhohet energji.
Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në KEK, Skënder Bucolli, ka deklaruar se KEK-ut tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti sa i përket sektorit energjetik, në bazë të procedurave të gjitha remontet e planifikuara kanë rezultuar të suksesshme, me këtë edhe besueshmëria në të gjitha blloqet është rrit në nivelin e duhur.
“Për më tepër, në vazhdën e përgatitjeve dimërore, përveç remonteve të blloqeve, KEK-u bën edhe planifikimin e rregullte të mbrojtjes së objekteve dhe pajisjeve kryesore në Termocentralin ‘Kosova A’, Termocentrali ‘Kosova B’ dhe Miniera nga te ftohtit dhe gjithashtu kujdeset që të ketë rezerva të mjaftueshme të lëndës djegëse (qymyr dhe mazut)”, ka thënë Bucolli për Rtklive.
Sipas tij KEK-u gjatë nëntë mujorit të këtij viti ka arritur me sukses të realizojë prodhimin konform planifikimeve dhe bilancit energjetik, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme edhe për sezonin dimëror dhe nuk ka mëdyshje se prodhimi do të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img