Site icon PrishtinaPress

KEK thotë se ka në dispozicion energji të depozituar nga Shqipëria

Korporata Energjetike e Kosovës dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po e vazhdojnë bashkëpunimin me njëra-tjetrën për depozitimin e tepricës së energjisë. 220 mijë MWh që KEK i kishte depozituar gjatë verës në Shqipëri, i ka shpenzuar tashmë. Por, aktualisht i ka në dispozicion 34 mijë MWh që KESH i ka depozituar te ne, e që KEK mund t’i shfrytëzojë kur të ketë nevojë.

Kosova e ka shpenzuar gjithë energjinë që e kishte depozituar në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Furnizimi me rrymë këto ditë po bëhet vetëm nga energjia prodhojnë dy termocentralet e vendit. Aktualisht në funksion janë blloqet A3 dhe A4 të “Kosova A” dhe B1 dhe B2 të “Kosova B”

Por, në rast se energjia që prodhohet nga këto njësi s’mjafton, Korporata Energjetike e Kosovës thotë se i ka në dispozicion 34 mijë MWh energji elektrike, që janë depozituar nga KESH deri në fund të muajit shkurt.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), gjate vitit 2022 në Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH) ka depozituar mbi 220 mijë MWh dhe kjo sasi i është kthyer KEK-ut gjatë sezonit dimëror. Për më tepër, pas shpenzimit te kësaj sasie. KESH ka depozituar ne KEK rreth 34 mijë MWh deri me 28.02.2023”, ka thënë Bucolli.

Sipas tij, furnizimi me energji po sigurohet aktualisht nga energjia që prodhojnë katër blloqet që janë në prodhim.

Thotë se para tri ditësh, këto blloqe bashkë kanë prodhuar rreth 17 mijë MWh energji elektrike.

“KEK është duke operuar me njësitë A-3 dhe A-4 te Termocentralit Kosova A, si dhe njësitë B-1 dhe B-2 te Termocentralit Kosova B. Për dt: 07.03.2023 KEK ka prodhuar rreth 17.000 MËh energji elektrike, si dhe 1700 MËh energji termike”, thuhet në përgjigjen e Bucollit.

Blloku A-5 ende jashtë funksionit

Një prej njësive të Termocentralit Kosova A, është jashtë funksionit që nga muaji gusht i vitit të kaluar.  Për riparimin e kësaj njësie, s’ishte gjetur kompani “e përgjegjshme” për mbi tre muaj.

Problemet e KEK’ut me këtë njësi i kishte zbuluar fillimisht zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Ka 2-3 muaj që po kemi telash me e gjet një kompani të përgjegjshme, e cila e rehabiliton A5shin. Nuk ka. Tash kanë ardhë disa oferta, jemi në proces të trajtimit. Shumica e tyre të papërgjegjshme, jo serioze, sepse thjeshtë ka pak gatishmëri të kompanive me renome të vazhdojnë të merren me renovim të kapaciteteve të vjetra me qymyr. Nuk po aplikojnë, sepse kanë marrë udhëzime me shku me u marr me energji të ripërtëritshme, kapacitetet e tyre me u marr me energji të ripërtëritshme. Nuk është tu punu fare A5’shi, aty është problemi. Pa u kry renovimi…”, kishte deklaruar Bislimi në tetor të vitit 2022.

Në mungesë të ekspertëve vendorë, KEK’u kishte angazhuar ekspertë gjermanë për dhënie të rekomandime për aftësimin e këtij blloku.

“Angazhimi i eksperteve për dhënien e rekomandimeve për aftësimin e bllokut A5”, ishte titulli i kontratës që i është dhënë kompanisë gjermane “DSD Power Technologies GmbH”, përmes procedurës së negociuar.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në e-Prokurim, ekspertët gjermanë do të paguhen gati 53 mijë euro për dhënien e këtyre rekomandimeve, çmim ky që ishte llogaritur pa TVSH (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar).

KEK s’ka dhënë asnjëherë informacione se deri ku kanë shkuar procedurat për aftësimin e këtij blloku apo ndonjë afat se kur do të rikthehet në funksion.

Tenderi 56 milionësh me negocim për modernizimin e dy turbinave në Termocentralin “Kosova B”

Në fund të muajit shkurt, Korporata Energjetike e Kosovës ka shpallur tender në vlerë mbi 56 milionë euro për modernizimin e turbinave të bllokut B1 dhe B2 të Termocentralit Kosova B, raporton Express.

Bazuar në njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikuar në e-prokuroim, puna për modernizimin e këtyre dy turbinave do të fillojë më 30 dhjetor të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 31 tetor të vitit 2025.

“Modernizimi i turbinave përfshin komplet rekonstruktimin e turbinës se presionit te larte (TPL) dhe turbinës se presionit te ulet (TPU) ndërsa turbina e presionit të mesëm (TPM) do ti nënshtrohet riparimit te zakonshëm kapital te saj”, thuhet në njoftim.

Kontrata i është dhënë kompanisë “GE STEAM POËER SERVICE FRANCE REPRESENTATIVE OFFICE IN KOSOVO”, përmes procedurës së negociuar.

Ndonëse fillimisht për këtë tender ishin parashikuar të shpenzoheshin 55 milionë e 100 mijë euro, në fund kontrata është nënshkruar për 56 milionë e 522 mijë euro.

Kontrata është nënshkruar më 24 shkurt./Gazeta Express

Exit mobile version