2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

KEK: Kontrata për riparimin e kaldajës në A5 është ndërprerë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë një sqarim pas raportimeve që e lidhin arrestimin e kryeshefit Nagip Krasniqi edhe me një tender të dështuar për riparimin e kaldajës në njësinë A5 të termocentralit Kosova.

KEK-u thotë se kjo kontrata ishte ndërprerë para një muaji, dhe se nuk është paguar asnjë cent.

Mediet kanë raportuar se thirrja për “Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5” ishte shpallur më 27 janar 2023, dhe pas “negociimit të shpejtë” kontrata u lidh më 3 shkurt 2023.

Kontrata në vlerë 3 milionë e 495 euro ishte nënshkruar me Grupin e Operatorëve “Litwin SA & Bujar B. Shala B.I.” Sipas njoftimit, kohëzgjatja e kontratës ishte nga 25 janari deri më 31 mars 2023. Derisa në një njoftim të mëhershëm KEK-u kishte njoftuar se blloku A5 i TC “Kosova A” pritet të kthehet në funksion në fillim të muajit prill.

Tenderi është nënshkruar përmes procedurës së negocuar me çmimin më të ulët si kriter për dhënien e kontratës. Kontrata është nënshkruar 9 ditë pas shpalljes së tenderit.

Blloku A5 i termocentraleve “Kosova A” kishte dalë jashtë funksionit që nga 19 korriku 2022.

REAGIMI I PLOTË I KEK-UT:

Riparimi i kaldajës në njësinë A5:

Kontrata ishte ndërprerë para një muaji, as një cent nuk është paguar.

Aktualisht ka shumë raportime të cilat i referohen kontratës për riparimin e kaldajës në njësinë A5 të termocentralit Kosova A të cila nuk janë të vërteta, më ketë rast për hirë të së vërtetës, KEK ndien për obligim që t’i sqarojë.

Kontrata për “Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5”, është nënshkruar ne fund të muajit janar të këtij viti, por që e njëjta është ndërprere më dt. 20.03. 2023 pasi që operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve).

Prandaj është më rendësi të theksohet se KEK nuk ka pasur asnjë shpenzim financiar meqë asnjë pagese nuk është realizuar në favor të operatorit.

Korporata Energjetike e Kosovës është e hapur të ofrojë informata rreth statusit të kësaj kontrate dhe ecurisë se përgjithshme rreth riparimeve të njësisë A5. Prandaj për të shmangur mundësinë e dezinformimit te opinionit gjate raportimeve, KEK-u sugjeron te gjitha mediat dhe palët e interesuara që të kërkojnë informata/sqarime zyrtare.

Për më shume, KEK ka arritur të realizoje planet operative të prodhimit, konform bilancit vjetor të energjisë elektrike (BVEE).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img