Site icon PrishtinaPress

Kejsi zbulon raportin që ka pasur dhe ka me Lorenc Hasramën

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja dhe njëkohësisht ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Keisi Medini.

Keisi ka treguar se si ka qenë kjo eksperiencë e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe si ka ndikuar më pas. E jo vetëm kaq, pasi kohë më parë nëpër media u aludua një romancë mes Noizyt dhe Keisit, ku kjo e fundit tha se është thjesht një mik.

Ndërkohë kujtojmë se me futjen e Lorenc Hasramës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ujërat u trazuan pasi këngëtari deklaroi se kishte pasur një romancë me bukuroshen në kohën që ishin jashtë. Sot që të dy janë jashtë shtëpisë së “BBV”, si i ka raportet Keisi me të?

“Kam respekt për të njësoj siç kam edhe për Kristin por thjesht kaq. Ka mbaruar çdo gjë pasi mbaroi edhe “BBV”. Me Lorencin nga një njohje që kishim më bën të lidhur, ma bën telenovelë fare. Njerëzit thonin shkoni shumë ndërkohë që është jeta ime dhe unë e di vet se çfarë bëj”, tha ajo.

Rikujtojmë, se pas daljes së saj nga shtëpia e BBV e ftuar në Fan Club, ish-banorja u shpreh rreth lojës së saj, historisë me Kristin dhe shumë të tjera. A kishte diçka që e kishte peng lidhur me Lorencin? Keisi u shpreh asokohe se:

“Jo jo fare aspak. Nuk e di a e keni parë gëzimin tim kur hyri, kjo sepse unë e njoh dhe më njeh mirë. Mendova do bëjmë batuta me njeri-tjetrin. Kemi patur një miqësi dhe një njohje të bukur, por jo një dashuri ashtu si është interpretuar”.

Exit mobile version