“Criminal” mban titullin bashkëpunimi i realizuar ndërmjet Keisi Medinit dhe Artixn.
Këtë duet, këngëtarja bionde, e cila është vajza e Sabianit, e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Petro Xhori është kujdesur për muzikën, ndërsa tekstin e ka shkruar Artixn së bashku me Serg Disha dhe Petro Xhori.
Projekti është produksioni i Xhulio Milloshit, i cili e ka bërë miksimin dhe masterizimin e këngës.
Ndërkaq për anën vizuale është kujdesur Max Production që e ka xhiruar videoklipin.