1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Keisi: Partnerja e re e Sabianit me ka “shembur” botën

Keisi Medini u kthye në një prej personazheve më të komentuar në media e rrjete sociale, pas hyrjes së saj në “Big Brother VIP” dhe ‘zhurmave’ që bëri gjatë edicionit.

Në reality-show, ajo i tregoi të gjithëve marrëdhënien e ngushtë që ka me babain e saj, Sabianin.

Megjithëse prindërit e saj janë të ndarë, Keisi vazhdon të jetë një vajzë e lumtur. Megjithatë, kur ka njohur për herë të parë partneren e re të Sabianit, s’ka qenë kështu.

Në emisionin “Kepi i Vipave”, ajo ka treguar se bota e saj i është shembur kur ka njohur partneren e re të babit, me të cilën sot s’ka asnjë lloj komunikimi.

Duket se ajo nuk e ka qejf, megjithëse ajo është mamaja e vëllait të Keisit, Enesit.

“Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar, më kanë bërë më të fortë, më kanë rritur më shumë…” , ka treguar ndër të tjera Keisi.

Keisi dhe Sabiani

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img