1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

KEDS’in e hesht vendimi i Apelit në favor të punëtorëve të larguar nga puna

Rreth një javë pasi morën lajmin nga Gjykata Themelore që ua njihte të drejtën e tyre për kthim në vendin e tyre të punës, punëtorët e KEDS’it kanë marrë edhe një lajm tjetër.

Gjykata e Apelit ka kundërshtuar kërkesën e KEDS’it për të shtyrë vendimin e Inspektoratit të Punës, me të cilin urdhërohej kthimi i mbi 90 punëtorëve në vendin e tyre të punës.

Me vendimin e nxjerrë, Apeli e ka njohur aktvendimin e Themelores të nxjerrë më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Madje sindikalistët thonë se takimi i paraparë të mbahej me menaxhmentin këtë të hënë u anulua nga këta të fundit që sipas tyre, ndodhi posa morën njoftimin për vendimin e nxjerrë nga Apeli.

Pajaziti ka thënë se përpos Inspektoratit të Punës dhe gjykatave që po i mbrojnë punëtorët, institucionet e tjera as që janë interesuar për rastin e tyre.

Kjo sindikatë është ende e interesuar që të gjejë një zgjidhje paqësore me menaxhmentin rreth kthimit të punëtorëve në vendet e tyre të punës, por nëse menaxhmenti nuk ndërmerr veprime, atëherë sindikata do të ndryshojë strategjinë e saj.

Në KEDS kanë vazhduar heshtjen karshi këtyre vendimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img