Site icon PrishtinaPress

KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës

Në komunën e Gjakovës, së fundi ka përfunduar projekti madhor i daljes së Ponoshecit-një iniciativë e rëndësishme e KEDS-it me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës energjetike dhe jetën e konsumatorëve tanë të asaj ane.

Plot 17 transformatorë të rinj janë vendosur në daljen e Ponoshecit. Ata shtrihen përgjatë daljes komplet të re e ndërtuar nga KEDS, ku janë vendosur edhe 580 shtylla të reja betoni të tensionit të mesëm.

Kjo linjë e gjatë rreth 30 km, distribuon energjinë elektrike për më shumë se dhjetë fshatra të komunës së Gjakovës, nga Meja deri në Morinë.

Dalja e Ponoshecit kap një shumë të përgjithshme investimi prej afër 630,000 euro dhe prej saj tashmë po përfitojnë më shumë se dy mijë banorë të asaj ane.

Realizimi i këtij projekti është rezultat i përkushtimit të KEDS-it në përmirësimin e infrastrukturës energjetike të Kosovës, me qëllim të ofrimit të një furnizimi të qëndrueshëm dhe siguri në rrjet për konsumatorët. Projektet investive të KEDS-it po vazhdojnë së realizuari anembanë Kosovës.

Exit mobile version